Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj
Një tender i dyshimtë me vlerë qindra milionë lekë ka rënë sërish në duart e biznesmenit të njohur Laert Kasaj, i cili vetëm pak javë më parë u bë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpalli fituese kompaninë RATECH, pjesë e R&M Group, në tenderin me objekt “Mirëmbajtja e sallës së monitorimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 79,996,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 960 milionë lekë të vjetra me TVSH, ndërsa vlera fituese u shpall 71,996,600 lekë pa TVSH ose rreth 860 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në përqindje, kjo përbën 90% të fondit limit, një shifër tipike për tenderat e paracaktuar, ku nuk ka konkurrencë...