“Çka i duhet botës vetja pa ty?”, poemë nga Gjergj Jozef Kola

“Çka i duhet botës vetja pa ty?”, poemë nga Gjergj Jozef Kola

1. Çka i duhen botës hapësinat pa za, ku nuk frymojnë as mite, as histori, ku shpirti s’ka forcë me lindas edhe nji dashuni te vetme? 2 Çka i duhet Rusisë, Siberia ky shkretim i akullt, pa cicërimapa kumbona, e asnji poezi? Aty nuk lind ma Dostojevski,as zemra e Çajkovskit s’gjen melodi,veç britma shpirtash të burgosun. Çka i duhet Rusisë ky Hades i pa fund?ku poetët i ngulin në borë,ku shpirti ndalet, e nëndheu flet, si vorr. Kjo tokë e zbrazun pa njerí,një mbretni akullit, planet pa jetëku hija e njeriut rrnon e vjerrun per hanë. 3 Çka i duhet Amerikës Alaskaky cep i ngrimë,ku deti hesht nën akull,e stuhitë flasin gjuhë të frikshme? Ku Jack London kërkoi arin në akull,e gjeti romanet e tij...