Kuvendi i Kosovës dështon sërish, seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 22 gusht

Kuvendi i Kosovës dështon sërish, seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 22 gusht

Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për seancën konstituitive, në zbatim  të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por edhe këtë radhë, parlamenti dështoi të zgjidhte drejtuesin e ri. Dy emrat e hedhur për votim, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk siguruan dot shumicën e duhur. Në këto kushte, seanca është shtyrë për në datën 22 gusht. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur me sukses, për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit./vizionplus.tv