Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në TikTok, videot e para me Trumpin
Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te më shumë se 170 milionë përdorues të platformës në Shtetet e Bashkuara. Llogaria e re, “@whitehouse”, u aktivizua mbrëmjen e 19 gushtit me një video të parë ku Trump deklaron: “Unë jam zëri juaj”, ndërsa në përshkrim shkruhej: “Amerikë, JEMI KTHYER! Çfarë po ndodh me TikTok?” Vetëm tre orë pas publikimit të videos, llogaria kishte arritur në 25,000 ndjekës dhe aktualisht numëron rreth 70,000. Presidenti Trump beson se TikTok e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Megjithatë, shqetësimet nga ligjvënës dhe senatorë amerikanë për privatësinë mbeten të larta, pasi ekziston frika se të...