Risi për shoferët! Certifikata e Aftësimit Profesional do përfshihet në lejen e drejtimit

Risi për shoferët! Certifikata e Aftësimit Profesional do përfshihet në lejen e drejtimit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Nga sot do të nis aplikimi i risisë që thjeshton procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP). Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kjo certifikatë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë. Të gjithë aplikantët për leje drejtimi do ta kenë CAP të pasqyruar në dokument si Kodi 95, një praktikë e unifikuar me standardet e Bashkimit Europian. Në lidhje me lëvizjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e...