Plagosi të riun duke e goditur me gur në kokë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

Plagosi të riun duke e goditur me gur në kokë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi goditi me gur në kokë një të ri. Shtetasi me iniciale J.B., akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, goditi me gur në kokë shtetasin me iniciale H.K., 20 vjeç. Njoftimi i policisë: Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15,...