Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pedonale e re brenda Parkut të Karavastasë, AKZM shpall fituesin për hartimin e projektit
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, pritet të ketë një pedonale të re. Kjo e fundit do të jetë zgjatim i asaj ekzistuese që përfundon pranë kullës 360 gradë që ndodhet në zemër të këtij parku. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se ka shpallur fituesin për kantatën “ Hartim Projekti- Ndërtimi i pedonales në Divjakë Karavasta”, kompaninë “INFRATECH”. Sipas AKZM kjo pedonale është shumë e domosdoshme, pasi u vjen në ndihmë të gjithë vizitorëve të cilët zhvillojnë ecje pasi janë komplet të ‘përjashtuar’’ nga rruga automobilistike dhe ndihen akoma edhe më të sigurt gjatë vizitës në park.“Duke qenë se rruga automobilistike është i vetmi akses i futjes në zonën e parkut për të vazhduar me tej deri në bregdetin e plazhit të Divjakës, lind nevoja për...