Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Homologun finlandez e kishte përballë, Trump nuk e njeh: Ku është ai…?!
Presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar gjatë ditës së hënë liderët evropianë në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Në mesin e pjesëmarrësve ishte presidenti finlandez, i cili iu bashkua takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump duket se u hutua për një moment kur kërkoi presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, i cili ishte ulur përballë tij. Ai u shpreh “president Stubb i Finlandës, ai është dikush që… ku është ai?” Presidenti Stubb iu përgjigj qetësisht “unë jam këtu”. Trump nuk ngurroi të vlerësonte shëndetin dhe punën e tij, duke shtuar se: “Oh! Dukesh më mirë se kurrë që të kam parë! Ke bërë një punë të shkëlqyer!”