Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Shtatzënë e burgosën- u bë nënë në kamp dhe vajza e vogël u nda nga jeta për shkak të kushteve të tmerrshme…
Mrika Gjikola u internua bashkë me kunatën e saj Gjelën dhe vjehrrin plak, menjëherë pas arratisjes së dy vëllezërve, Prengë dhe Bibë Gjikola, në gusht të vitit 1948. Mrika ishte shtatzënë ditën që e morën forcërisht nga shtëpia në shenjë hakmarrje për arratisjen e të shoqit dhe kunatit. E nisën për në hetuesinë e Burrelit së bashku me kunatën e saj Gjelën, e cila kishte edhe vajzën e sapolindur Dila. Sipas dëshmisë së lënë nga Gjela Gjikola në ciklin e dokumentarëve të gazetares Admirina Peçi “Dosja K” të dy gratë përjetuan ferrin në atë udhëtim të vështirë nga Kurbneshi drejt dhomave të izolimit në hetuesinë e Burrelit. Gjatë udhëtimit, siç ka dëshmuar Gjela, Mrikës i nisën dhimbjet e lindjes dhe nën presionin e policëve të armatosur, ajo solli...