Nga ekrani tek oligarkia e pronave, Sandër Frangaj hyn në lojën e “investimeve strategjike”, blen hotelin…

Nga ekrani tek oligarkia e pronave, Sandër Frangaj hyn në lojën e “investimeve strategjike”, blen hotelin…

Aleksandër Frangaj, pronari i “TV Klan”, ka hyrë zyrtarisht në lojën e madhe të oligarkisë së pronave. Mësohet se disa muaj më parë, ai ka blerë nga kompania “Gjikuria” hotelin luksoz “White Roads”, një projekt i shpallur “investim strategjik” nga vetë qeveria e Edi Ramës. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por çmimi i blerjes është mbajtur sekret, duke ushqyer dyshimet për pazare politike dhe financiare. White Roads shtrihet mbi 33 mijë m² tokë në zemër të bregdetit të Palasës, një pjesë e së cilës është marrë nga shteti me famëkeqen skemë të “qirasë 1 euro”. Nëse fillimisht projekti u kufizua në 9 mijë m², vendimi i dytë i Komitetit të Investimeve Strategjike i dha edhe 22 mijë m² shtesë, duke i hapur...