Ja veprimet mafioze të Elira Kokonës me Korporatën e Investimeve, ja si po gllabërohen pronat publike nga…

Ja veprimet mafioze të Elira Kokonës me Korporatën e Investimeve, ja si po gllabërohen pronat publike nga…

Shteti shqiptar po transformohet në një zhvillues pronash, ku Korporata e Investimeve (AIC) që drejtohet nga drejtoresha Elira Kokona po merr nën kontroll pronat publike pa projekte transparente dhe pa garanci për përfitim publik. Në vitin 2024, AIC mori në pronësi 17 prona publike dhe 8 godina shtetërore, përfshirë Pallatin e Brigadave, i cili duket se do të jetë “kurban” i parë i veprimeve mafioze të drejtoreshës Kokona, duke planifikuar projekte zhvillimi që ende nuk janë bërë publike. Korporata ka krijuar entitete si “Albanian State Development & Real Estate” dhe “Durana Tech Park”, duke lidhur projekte turistike dhe teknologjike me partnerë privatë, shpesh me lidhje politike, pa procedura konkurruese. Ekspertët paralajmërojnë rrezikun e klientelizmit, mungesën e transparencës dhe kontrollit institucional, si dhe humbjen e përhershme...