Kosovë, vijon seanca konstituive në Kuvend pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kosovë, vijon seanca konstituive në Kuvend pas aktgjykimit të Kushtetueses

Qëndrimet e partive për aktgjykimin e Kushtetueses Kushtetuesja fillimisht publikoi më 8 gusht njoftimin për vendimin e saj lidhur me lëndët e dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja. Edhe pas njoftimit, por edhe pas publikimit të aktgjykimit të plotë, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e mirëpritën vendimin. Por, ai u kritikua nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Pas publikimit të aktgjykimit, LVV-ja tha se Gjykata Kushtetuese shkroi “një rregull të ri” dhe tejkaloi juridiksionin e saj. “Në bazë të ‘tezës’ së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve, nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, tha LVV-ja. PDK-ja e...