E quajti Albanesen ‘politikan të dobët’, Netanyahut i vjen kundërpërgjigjja nga ministri Australian

E quajti Albanesen ‘politikan të dobët’, Netanyahut i vjen kundërpërgjigjja nga ministri Australian

Qeveria e Australisë ka dalë kundër kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili homologun australian e ka quajtur “politikan të dobët që e tradhtoi Izraelin”, duke akuzuar disa politikanë izraelitë për pikëpamje “fanatike” për palestinezët. Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Tony Burke, vendimi i të cilit për refuzimin e vizës së deputetit izraelit të së djathtës ekstreme, Simcha Rothman, nxiti kritika nga Izraeli, e kritikoi kryeministrin izraelit për luftën në Gaza, ku dhjetëra mijëra civilë palestinezë janë vrarë gjatë fushatës ushtarake e bombarduese të Izraelit, shkruan gazeta “The Guardian”. “Fuqia nuk matet me atë se sa njerëz mund t’i hedhësh në erë ose sa fëmijë mund t’i lësh të uritur” – tha të mërkurën në Radion Kombëtare ministri Burke. “Fuqia matet shumë më...