“Trazohen sërish ujërat” në Ballkan, Dodik mund të zërë vendin e Vuçiçit, një propozim i çmendur ka ardhur nga Beogradi

“Trazohen sërish ujërat” në Ballkan, Dodik mund të zërë vendin e Vuçiçit, një propozim i çmendur ka ardhur nga Beogradi

Marsela SHYTIA Në mes të një periudhe të tensionuar politike në Ballkan, Milorad Dodik, lideri i Republika Srpska, nuk tregon shenja të heqjes dorë nga pushteti, edhe pse një vendim i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës e ka larguar formalisht nga posti i Presidentit të RS-së. Në një kohë kur ai vazhdon të bëjë thirrje për referendume dhe të shpallë se vullneti i popullit do të triumfojë, Dodik po e kërkon mënyrën për të qëndruar në qendër të skenës politike. Por këtë herë, ndihma po vjen një figurë me peshë në politikën serbe: Aleksandër Vuçiç. Presidenti i Serbisë, i cili ka njoftuar se do të largohet nga posti i tij në zgjedhjet e ardhshme, po i ofron Dodikut një mundësi të pazakontë: të bëhet kandidati...