Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Autobusi nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të plagosur
Një aksident me 30 të plagosur ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në Gjermani, ku një autobus nga Kosova është përplasur me një kamion në autostradën Salzburg-Mynih. Sipas informacioneve nga mediat gjermane, bëhet me dije se në autobus ndodheshin 41 pasagjerë ndërsa 30 prej tyre mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Si pasojë e aksidentit, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë. Ndërkaq, sipas gjetjeve fillestare të policisë dyshohet se shoferi i autobusit e ka pikasur tepër vonë kamionin dhe ka manovruar për të shmangur përplasjen, e cila ka qenë e pashmangshme. Dëmet në automjete kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht derimë tani nuk ka asnjë humbje jete.