Ky është 32-vjeçari që u vra në Divjakë për një kanal vaditës

Ky është 32-vjeçari që u vra në Divjakë për një kanal vaditës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria është vrarë me thikë. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë. Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë. Policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës. Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. “Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas...