Vrasja me thikë në Divjakë/ Autori parkoi makinën dhe e qëlloi me thikë, viktima ndodhej në lokal i shoqëruar nga persona të tjerë

Vrasja me thikë në Divjakë/ Autori parkoi makinën dhe e qëlloi me thikë, viktima ndodhej në lokal i shoqëruar nga persona të tjerë

Divjaka u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq. 32-vjeçari Besmir Kumria ndërroi jetë pasi u godit me thikë nga Xhesion Toromeni. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë. Viktima punonte gjatë kohës së sezonit veror në Himarë. Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Autori 25-vjeçar arriti t’ia mbathte, por u vu në pranga nga policia. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të...