Vrasja në Divjakë/ Qëlloi me thikë 32-vjeçarin në lokal, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Vrasja në Divjakë/ Qëlloi me thikë 32-vjeçarin në lokal, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Një 32-vjeçar është qëlluar me thikë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Viktima është identifikuar si Besmir Kumria. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë. Viktima punonte gjatë sezonit në Himarë. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier. Sipas njoftimit zyrtar policia thotë se “Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i...