Serbi: Kaos dhe kërcënime. Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

Serbi: Kaos dhe kërcënime. Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

-Botuar në radion shtetërore, DW- Rrugët e qyteteve serbe janë shndërruar në sheshe përleshjesh dhe dhune mes demonstruesve kundër Vuçiqit dhe mbështetësve të tij. Presidenti serb kërcënon me masa të rrepta Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisënuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin. Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit. “Ne u gjetëm...