Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rrëmbyen dhe e mbytën me litar, Apeli lë në burg dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës në Mat
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë dje në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata akuzohen për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit. Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim. Avokatët kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës gjykata miratoi kërkesën e...