Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 gusht 2025…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Ndërsa gjatë orëve të pasdites vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor për pasojë në në...