Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
41-vjeçari shqiptar Elton Bani humb jetën pas përdorimit të elektroshokut nga karabinierët në Itali
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së dielës në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, ku Elton Bani, 41-vjeçari shqiptar me banim në Liguria, humbi jetën pasi u qëllua disa herë me armë elektroshoku gjatë një operacioni të karabinierëve.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas mediave italiane, Bani kishte kohë që jetonte në zonë, duke punuar si murator bashkë me vëllain e tij. Jeta e tij ishte e thjeshtë, por jo pa vështirësi, pasi më herët kishte vuajtur një dënim njëmujor për falsifikim. Për komunitetin, ai njihej si një person i tërhequr, me momente të forta nervozizmi, por gjithmonë pranë familjes. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Ngjarja nisi pasditen e 17 gushtit, kur ai shfaqi shenja agjitacioni në oborrin e shtëpisë, duke hedhur...