Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Afganistan! Autobusi përplaset me kamionin, mbi 70 viktima
Të paktën 71 persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit. Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin. Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin. Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim...