Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin-Zelensky në Budapest? Opsion i ri për takimin, Trump: Ukraina e ka humbur Donbasin
Budapesti është një opsion për një takim të mundshëm mes Trump, Putin dhe Zelenskyt. Lajmin e raportuan mediat ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po përgatitet një takim dhe saktësoi se do të jetë trepalësh, e jo një bisedë “kokë më kokë” mes Putin dhe Zelenskyt. Presidenti rus kishte propozuar Moskën, që u refuzua menjëherë nga homologu ukrainas, ndërsa nuk u gjet dakordësi as për idenë e Macron që takimi të zhvillohej në Gjenevë. Ndërkaq, mediat kanë zbuluar të tjera “prapaskena” që lidhen me shkëmbimin e territoreve. Rusia ka pushtuar një të pestën e territorit ukrainas dhe harta e madhe, e vendosur në Zyrën Ovale, ishte aty pikërisht për ta theksuar këtë element. Mesazhi ishte i pagabueshëm: kjo tokë është marrë dhe është koha...