Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet e luftës Rusi-Ukrainë/ SHBA: Po bëhen gati përgatitjet për takimin! Trump: Jo trupa amerikane në Kiev, por mbrojtje ajrore
Po marrin formë zhvillimet diplomatike në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmon përgatitjet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mund të mbahet në fund të gushtit. Një samit i nivelit të lartë u zhvillua dje në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump priti homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të rëndësishëm europianë, mes tyre Giorgia Meloni, Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Ursula von der Leyen, Alexander Stubb dhe Mark Rutte.Pas takimeve u dakordësua që takimi i shumëpritur Putin-Zelensky të mbahet në një vend neutral, ndërsa Budapesti është një nga opsionet në shqyrtim. Burime për “Politico” raportojnë se Shërbimi Sekret amerikan ka nisur përgatitjet në Hungari. Trump: “S’do të dërgojmë trupa, por...