Itali/ Nesër autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

Itali/ Nesër autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

Do të kryhet nesër autopsia për Elton Banin, muratorin shqiptar 41-vjeçar që humbi jetën të dielën, 17 gusht, në Genova, pasi dy karabinierë e goditën 3 herë me taser (armë elektrike) Ndërkohë Prokurorja Paola Calleri ka vënë nën hetim dy efektivët e policisë për akuzën e vrasje nga pakujdesia. Njëkohësisht është njoftuar edhe avokati Cristiano Mancuso, përfaqësues i familjes së viktimës. Autopsia do të kryhet nga mjekja ligjore Isabella Caristo, ndërsa familjarët e Banit do të kenë ekspertin e tyre, profesor Francesco Ventura. Hetuesit kanë sekuestruar armën dhe hetimet vijojnë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, mes tyre një fqinj dhe personeli i emergjencës 118, që panë nga afër ngjarjen tragjike. Vrasja e Eltonit Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Elton Bani kishte filluar të bërtiste...