Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Po bëhen përgatitjet për takimin trepalësh Trump-Putin-Zelensky
Putin-Trump-Zelensky SHBA- Planet për një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë tani “në proces”, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Ajo tha se janë duke u shqyrtuar “shumë opsione” për realizimin e këtij takimi, por refuzoi të japë detaje mbi vendndodhjen e mundshme. Sipas mediave amerikane, takimi mund të zhvillohet në Budapest. “Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, kështu që ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t’i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë”, u tha Leavitt gazetarëve në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. E pyetur nga CNN- se si ndryshuan planet - nga një takim i mundshëm trepalësh në një takim të parë dypalësh...