Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Samiti i NATO-s do mbahet në Turqi, Rutte: Të ndërtojmë një aleancë më të fortë
Bota E Martë, 19 Gusht 2025 21:45 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe. Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë. ”Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët. Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta...