Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Protestat e forta studentore, OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore
Bota E Martë, 19 Gusht 2025 22:00 Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, thotë se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”. ”Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim. Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani. Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas...