Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës
Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve me kalldrëm, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto. “Ky projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon identitetin dhe lehtëson lëvizjen për banorët e lagjeve dhe turistët që gjithnjë e më shumë po e zbulojnë Gjirokastrën përtej zonës tradicionale historike”, u shpreh Kumbaro. Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin. Ndërkohë, bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës.