Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Zabërgja prezantohet në Ukrainë, merr numrin 72
Metalist 1925 ka prezantuar sot përforcimin e ri duke nënshkruar me ish sulmuesin e Dinamo Sitit, Baton Zabërgja. Marrëveshja është arritur në formulën 3+1 vjet, ndërsa futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 72 të klubit të ri. 24-vjeçari i lindur në Vushtrri (Kosovë) ka nisur karrierën te klubi i qytetit të tij, për të vazhduar më pas me Drenicën dhe Gjilanin. Në vitin 2023, Zabërgja kaloi në Superligën e Shqipërisë, teksa u bashkua Dinamo Sitin me të cilin arriti të kthehej në një futbollist lider. Sidomos me trajnerin Ilir Daja. Tani aventura e re ukrainase për lojtarin që së fundi është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës./Sportiim.al/ Vazhdo leximin