Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nënë Tereza në Rinas, 1989 – Puthi tokën shqiptare pas dekadash pritje
Në gusht të vitit 1989, pas shumë refuzimeve të vizës nga autoritetet komuniste, Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”. Në aeroportin e Rinasit, ajo u ul në gjunjë dhe preku me puthje tokën e atdheut, për herë të parë pas më shumë se gjashtë dekadash largimi. Gjatë qëndrimit disa ditor, shenjtorja shqiptare vizitoi varrezat e Tiranës, ku preheshin nëna e saj Drandja dhe motra Age, të cilat nuk i kishte parë që prej vitit 1928, kur ishte larguar nga familja. Vizita u dokumentua nga fotoreporteri francez Michel Setboun, i cili ndoqi më pas edhe kremtimin e meshëve të para në Tiranë dhe Shkodër, në mars 1991, pas rënies së ateizmit shtetëror./KultPlus.com