Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas goditjes së tretë ra përtokë dhe filloi të dridhej, ky është 41-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali pasi u qëllua me armë elektrike nga policia
Elton Bani është 41-vjeçari që vdiq të dielën pasdite në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve. Me origjinë nga Shqipëria, Bani kishte jetuar prej kohësh në Liguria, duke punuar si murator së bashku me vëllain e tij. Ai nuk ishte i panjohur me forcat e rendit, më parë kishte vuajtur një dënim njëmujor për falsifikim. Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 gusht. Sipas mediave vendase, Bani filloi të hidhte objekte dhe karrige në oborrin e shtëpisë së tij. Kur mbërritën karabinierët u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin të kthehej brenda për të marrë dokumentet. Por në shkallë, 41-vjeçari u kundërpërgjigj me shqelma dhe grushte. Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të luftonte. Në atë...