Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s
Mark Rutte BRUKSEL- Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet në kryeqytetin turk, Ankara, më 7-8 korrik, njoftoi të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. “Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët”, citohet të ketë thënë Rutte në faqen e internetit të organizatës. “Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t'iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”, deklaroi gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm. Brukseli kujtoi se Turqia po pret një samit të NATO-s për...