Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndryshime në administratë, jo vetëm në qeveri
Qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore. ”Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave jo-ministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”. Një tjetër risi e projektligjit lidhet...