Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Egjipti kundërshton zhvendosjen masive të palestinezëve: Është një ‘vijë e kuqe’ për ne
Zhvendosja e palestinezëve nga Rripi i Gazës është një “vijë e kuqe” dhe Kajro nuk do të lejojë asnjë palë të rrezikojë sigurinë kombëtare ose sovranitetin e Egjiptit, tha të hënën Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty. Në një intervistë për CNN, Abdelatty tha se Egjipti po punon përmes “kanaleve të ndryshme, me objektivin e vetëm për të lehtësuar barrën dhe vuajtjet e palestinezëve”, duke shtuar se emigrimi masiv palestinez nga Gaza nuk do të tolerohet nga vendi i tij. “Ne nuk do ta pranojmë, nuk do të marrim pjesë në të dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë”, tha Abdelatty për CNN, duke shtuar se zhvendosja do të jetë një “biletë vajtje” për palestinezët nga Gaza, gjë që do të çonte në “likuidimin” e plotë të kauzës së...