Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Rrëshqitje toke në Santorini, reja e pluhurit mbulon zonën, ja çfarë thonë ekspertët
Një re e tmerrshme pluhuri mbuloi Imeroviglin në Santorini të dielën , kur një pjesë toke u shemb papritur, duke rrëmbyer gjithçka në rrugën e saj. Videoja, e regjistruar nga banorët dhe e siguruar nga protothema.gr, kap momentet dramatike dhe nxjerr në pah rreziqet serioze që paraqet ndërtimi i tepërt në një zonë gjeologjikisht të paqëndrueshme. Imazhet janë mbresëlënëse, por edhe shqetësuese, brenda pak sekondash, e gjithë zona u mbështoll në një vello të dendur pluhuri, me banorët dhe turistët që shikonin me tmerr shembjen. Sipas ekspertëve që nxituan në vendngjarje, pjesa specifike e tokës është tashmë veçanërisht e rënduar nga aktiviteti intensiv i ndërtimit dhe klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë. Siç shpjegojnë ata, fakti që punimet e ndërtimit po kryheshin në...