Superkupa e Arabisë Saudite/ Al Naser pritje madhështore në Hong Kong, Ronaldo, Feliks dhe Zhezus në finale

Superkupa e Arabisë Saudite/ Al Naser pritje madhështore në Hong Kong, Ronaldo, Feliks dhe Zhezus në finale

U zhvillua sot gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite në Hong Kong. Al Naser me një pritje madhështore nga tifozeria e këtij vendi nuk zhgënjeu teksa përballë ekipit kampion të Al Itihad fitoi me shifrat 2-1. E ndërsa Sadio Mane shënoi të parin në të 10′ (u dëbua nga fusha me karton të kuq në 25′) Al Itihad barazoi me Bergvijn (16′), Kristiano Ronaldo kthehet në protagonist i cili ndonëse u shfaq i vetëm me portierin e skuadrës ku aktivizohet Mario Mitaj sherbeu për afrimin e fundit Zhoao Feliks duke sigluar golin (61′) e finales së datës 23 gusht. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër ndërmjet Al Qadisa- Al Ahli. Saudi Super Cup në Hong Kong Stadium Formacionet startuese: Al Nasr: Bento, Boushal, Simakan, Inigo,...