“Gjendje e degraduar”/ Aksi i rrezikshëm në rrugën e Arbrit, alarmojnë banorët: Kalojmë në krahun tjetër për…

“Gjendje e degraduar”/ Aksi i rrezikshëm në rrugën e Arbrit, alarmojnë banorët: Kalojmë në krahun tjetër për…

Rruga nacionale nga Bulqiza deri tek ura e Çerenecit, pjesë e rrugës së Arbrit, në fshatin Peladhi, prej dy vitesh është në gjendje të degraduar. Njëri krah i rrugës, nga ura e Çerenecit në drejtim të Bulqizës, është bërë tejet i rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të gropave të shumta. Një nga banorët e zonës thotë me shqetësim se kjo rrugë është kthyer në burim aksidentesh, pasi drejtuesit e mjeteve, për t’iu shmangur gropave, kalojnë në anën e kundërt të karrexhatës. Si rezultat përveç aksidenteve fatmirësisht pa pasoja të rëndë në jetë njerëzore, dëme ka pasur edhe në bagëti. Në këto kushte, banorë të fshatit Peladhi dhe drejtues mjetesh bëjnë thirrje që instancat përgjegjëse të marrin masa për riparimin e rrugës së dëmtuar....