Tentoi të kontrabandonte naftë që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari në pikën kufitare të Goricës

Tentoi të kontrabandonte naftë që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari në pikën kufitare të Goricës

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në PKK Goricë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda...