Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
67-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë në Vlorë, transportohet drejt Tiranës
Një 67-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat Fshat. Në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar, njofton policia. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. Top Channel