Ekzekutimi për larje hesapesh? Artur Bashimi, vëllai i shokut të vrasësve të kryekomisarit Cuku

Ekzekutimi për larje hesapesh? Artur Bashimi, vëllai i shokut të vrasësve të kryekomisarit Cuku

47-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë u identifikua si Artur Bashimi, ka qenë person me precedentë penal për vjedhje. Bashimi i qëlluar në kokë me armë zjarri, rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi. Të njëjtën rrugë duket ka ndjekur edhe vëllai i tij 38-vjeçar, Marsel Bashimi i njohur ndryshe edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita, që po ashtu është person me precedentë të rëndë penalë në Greqi dhe në Shqipëri. Pikërisht ky i fundit, Marseli, korrikun e tre viteve më parë përfundoi në pranga së bashku...