E nisi Berisha, pas 15 vitesh Rama mburret me asfaltin e rrugës ende papërfunduar Qukës-Qafë Plloçë

E nisi Berisha, pas 15 vitesh Rama mburret me asfaltin e rrugës ende papërfunduar Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë. Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”. Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë. Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160 milionë, me...