Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analiza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë, një hap në drejtimin e duhur
Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata po i kundërvihen Trumpit dhe Putinit. Në Shtëpinë e Bardhë janë arritur disa përparime, ndonëse akoma nuk mund të flitet për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. Tani Putini duhet të deklarohet nëse është për paqe apo vazhdimin e luftimeve dhe nëse është i gatshëm për bisedimet me Ukrainën. Kështu u shprehën shumica e pjesëmarrësve të takimeve me presidentin Donald Trump. Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, i cili ishte e shoqëruar edhe nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, si dhe krerët...