Berisha-Neomalësorja në ekstreme! Parlamenti 47 vjeç, deputetët e rinj nuk e rinojnë dot

Berisha-Neomalësorja në ekstreme! Parlamenti 47 vjeç, deputetët e rinj nuk e rinojnë dot

Edhe pak ditë në sallën e Parlamentit do të ulen 140 deputetët që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Ligjvënës me eksperiencë që rinovuan kontratën, 8 rikthime nga ana e opozitës dhe Tom Doshi, si dhe 74 të rinj do të zënë vend për herë të parë në karriget e Kuvendit si të zgjedhur nga listat fituese, një miks mes të zgjedhurve të kryetarëve të partive dhe votës popullore. 54 nga ana e të majtëve, 15 të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, 2 deputetë të Tom Doshit dhe nga 1 i zgjedhur për të tre partitë e reja: Shqipëri Bëhet, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Edhe pse më shumë se gjysma e deputetëve do ta kryejnë këtë detyrë për herë të parë, nuk kanë ndikuar pozitivisht për...