Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E rëndë në Finlandë! Deputeti 30-vjeçar i jep fund jetës në ambientet e Parlamentit, ja çfarë dyshohet
Eemeli Peltonen FINLADË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Parlamentit të Finladës, ku një deputet i saj ka vrarë veten. Mediat e huaja raportojnë se Eemeli Peltonen, deputet i Partisë Socialdemokrate të Finlandës (SDP) 30-vjeç, u gjet i vdekur të martën në ambientet e Parlamentit finlandez. Zyra e komunikimit e Parlamentit konfirmoi gjithashtu vdekjen e ligjvënësit 30-vjeçar, ndër më të rinjtë të parlamentit finlandez. Aaro Toivonen, shefi i sigurisë së parlamentit, u citua më parë nga e përditshmja finlandeze Iltalehti të thoshte: "Një vdekje ndodhi në mëngjes. Shërbimet e urgjencës mjekësore, njësitë e shpëtimit dhe autoritetet policore u njoftuan për vendin e ngjarjes nëpërmjet qendrës së urgjencës." Kryeministri Petteri Orpo konfirmoi vdekjen gjatë një konference për shtyp në qytetin lindor të Kajaanit, ku...