Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë
Porti i Durrësit DURRËS- Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë dhe dalin nga vendi. Gjatë kësaj fundjave është regjistruar një numër i lartë hyrje daljesh nga Porti i Durrësit. Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar përditësimin e lëvizjeve të pasagjerëve dhe automjeteve gjatë periudhës 14-17 gusht 2025 në Terminalin e Trageteve të portit. 10 891 pasagjerë dhe 2 881 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë këtyre 4 ditëve. Në anën tjetër, 22 436 pasgjerë dhe 6 mijë automjete kanë dalë nga territori shqiptar. Që prej nisjes së sezonit turistik, Porti i Durrësit ka regjistruar fluks në rritje, duke e konsoliduar atë si portën kryesore të hyrjes dhe...