Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Goricë, arrestohet 61-vjeçari
Policia ka ndaluar një 61-vjeçar, në Pikën kufitare të Goricës, që tentoi të fuste në Shqipëri një sasi nafte të kontrabanduar, të fshehur në një depozitë rezervë të automjetit. Lënda djegëse dhe mjeti u sekuestruan, ndërsa shtetasi Desmon Xhialli, banues në fshatin Belortë, u arrestua në flagrancë për kontrabandë mallrash me akcizë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: PKK Goricë Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës. Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së...