Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja shqiptarit në Athinë për larje hesapesh? Zbulohet lidhja e Artur Bashimit me ekzekutorët e kryekomisarit Artan Cuku
47-vjeçari nga Gjirokastra, i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë u identifikua si Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje. Bashimi, i qëlluar në kokë me armë zjarri, rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi. Të njëjtën rrugë duket ka ndjekur edhe vëllai i tij 38 vjeçar, Marsel Bashimi i njohur ndryshe edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita, që po ashtu është person me precedentë të rëndë penalë në Greqi dhe në Shqipëri. Pikërisht ky i fundit, Marseli, korrikun e tre viteve më parë përfundoi në pranga së...