Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
BKK pjesë e Kongresit Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Kongresin Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit, të organizuar nga IFLA – Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare, i cili këtë vit po mbahet në Astana, Kazakistan. Biblioteka Kombëtare e Kosovës po përfaqëson vendin në këtë ngjarje të madhe dhe të rëndësihme për bibliotekat në mesin e 114 shteteve të ndryshme të botës. “Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë ngjarje globale është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të ndarë përvoja dhe për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e dijes dhe qasjes në informacion”, thuhet në komunikatën e BKK-së.